Klopp preferon Brazilin ose Realin

Klopp preferon Brazilin ose Realin

Jürgen Klopp raportohet se është i pakënaqur me rolin e tij te Red Bull.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai është i hapur për t’u bërë trajner i kombëtares së Brazilit ose i kampionit evropian, Real Madridit.

Klopp, i cili aktualisht mban rolin e Drejtorit Global të Futbollit në Red Bull, dhe do të ishte i gatshëm të largohej nga ky rol nëse do të merrte një ofertë nga njëra prej të lartpërmendurave.

Megjithatë, Federata Braziliane e Futbollit ende nuk ka nisur asnjë kontakt me trajnerin e njohur.