E mirëpres përgjigjen e presidentes ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë!

E mirëpres përgjigjen e presidentes ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë, LV-së.

“Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!”.

“Seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!”.

“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit. Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike! Republika mbi të gjitha!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.