KOK: Përgëzime vajzave të KB Bashkimi, fituan titullin e kampiones në basketboll

KOK: Përgëzime vajzave të KB Bashkimi, fituan titullin e kampiones në basketboll

Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar klubin e vajzave “KB Bashkimi” për marrjen e titullit kampion në basketboll.

KOK-u thotë se ky titull fitohet për herë të tretë radhazi.

“Përgëzime vajzave të KB Bashkimi, të cilat për herë të tretë radhazi fituan titullin e kampiones në basketball. Është ky titulli i nëntë i Bashkimit në histori të Superligës”.

“Prizrenaset triumfuan në finale ndaj skuadrës pejane, Peja 03”, thuhet në urimin e KOK-ut.