
Pse u arrestua aktori i njohur William Levy?
Aktori i njohur nga serialet meksikane, William Levy u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve arrestimi i Levy u bë më 14 prill në Weston dhe ai u burgos në burgun e qarkut Broward në Fort Lauderdale.
Levy thuhet se u arrestua në gjendje të dehur. Sipas një raporti ai përballet me dy akuza: për dehje në një vend publik dhe shqetësim, dhe një tjetër për shkelje të një strukture të okupuar ose transporti. Deri më tani, aktori nuk ka të drejtë të lirohet me kusht.
Kjo nuk është përplasja e parë e William me ligjin në SHBA. Në vitin 2010, ai u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 17-vjeçare. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit nuk pranoi të ngrejë akuza për shkak të provave të pamjaftueshme.