Napoli nuk i ndahet Interit, mposht Empolin dhe beson te titulli

Napoli nuk i ndahet Interit, mposht Empolin dhe beson te titulli

Napoli ka shkurtuar përsëri në 3 pikë diferencën ndaj Interit kryesues të Serisë A falë suksesin të pastër 3-0 ndaj Empolit në “Maradona” të mbushur plotësisht.

Në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Antonio Kontes, protagonistët ishin dy. I pari ishte Skot MekTominej i cili shënoi golin e parë me një gjuajtje nga jashtë zonës dhe të dytin me një gjuajtje me kokë.

Ndërsa protagonisti tjetër ishte Romelu Lukaku, i cili dha asistet për skocezin, ndërsa shënoi edhe vetë golin e dytë të takimit.

Kësisoj, Napoli ngjitet në kuotën e 68 pikëve pas 32 javësh, me vetëm 3 pikë distancë nga zikaltrit me të cilët do të ketë luftë deri në fund për titullin.