
Dhuna ndaj Gjestit, reagon motra e tij: Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë gjatë gjysmëfinales së edicionit të 4-të të Big Brother VIP Albania.
Jozefin Marku-Jozi, ka ushtuar dhunë ndaj Besart Kelmendit-Gjestit, duke e goditur “pabesisht”, me të kuptuar se nuk do të jetë pjesë e finales së këtij reality show.
Jozi pas ngjarjes së rëndë u prangos nga policia, derisa ky veprim i tij ka marrë komente shumë negative si dhe ka ngjallur reagime të ashpra.
Së fundmi, ka reaguar edhe Blerina Kelmendi, e cila është motra e Gjestit.
Ajo falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje dhe dashuri vëllait të saj.