Kryetari i Rahovecit pret në takim Kombëtaren Shqiptare në Futsall

Kryetari i Rahovecit pret në takim Kombëtaren Shqiptare në Futsall

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim djemtë e Kombëtares Shqiptare në Futsall, bashkë me trajnerët dhe stafin, të cilët i priti me zemër të hapur dhe me krenari të madhe.

“Të shtunën, për herë të parë, Rahoveci bëhet vendi ku shkruhet historia: Palestra “Mizahir Isma” do të presë ndeshjen zyrtare Shqipëri–Danimarkë, në kuadër të kualifikimeve për Futsal Euro 2026. Ftoj çdo qytetarë, që në deje i rrjedh gjak shqiptari – të jetë të shtunën aty, në orën 19:00, me zemër dhe me zë, për të përkrahur Shqipërinë!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.