
Nga premtimi në zbatim – për një Rahovec më të pastër!
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë si panelist në prezantimin e raportit “Fletënotimi mjedisor i komunave” nga KDI, ku diskutua për arritjet dhe sfidat në mbrojtjen e mjedisit.
“Nga gjithsej 84 premtime gjatë fushatës, 22 kanë qenë të fokusuara në çështje mjedisore. Sipas raportit, deri më 31 dhjetor 2024, 45.45% e tyre janë përmbushur, 40.91% janë gjysmë të përmbushura dhe 13.64% kanë filluar”.
“Që nga dita e parë e mandatit tim, prioritet ka qenë zhvillimi i qëndrueshëm, përfshirë bujqësinë, energjinë e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit dhe hapësirat rekreative. Përkushtimi ynë vazhdon, me bindjen se investimi në mjedis është investim në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.