FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit azerbajxhanas Vüsal Isgandarli, duke e shtuar një futbollist me përvojë ndërkombëtare në radhët e skuadrës.
“Prezantojmë afrimin tonë më të ri, sulmuesin nga Azerbajxhani, Vüsal Isgandarli. Isgandarli sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka luajtur për klube si KF Egnatia, Boluspor dhe së fundmi Partizani. Në sezonin 2023/24 ai u shpall kampion i Shqipërisë me KF Egnatia, ndërsa gjithashtu përfaqëson edhe Kombëtaren e Azerbajxhanit.Mirë se vjen, Vüsal Isgandarli!”, ka njoftuar FC Malisheva.

