Alessandra Ambrosio pushime në Tokio, publikon foto të zhveshura në xhakuzi

Alessandra Ambrosio pushime në Tokio, publikon foto të zhveshura në xhakuzi

Alessandra Ambrosio ka udhëtuar drejt Tokios dhe është kujdesur që të ndajë foto me miqtë e saj në internet.

Modelja e njohur shpesh përdor rrjetet sociale për të mbajtur kontakte me fansat e saj dhe nëpërmjet tyre u jep atyre një pamje të shkurtër të jetës së saj profesionale dhe personale.

Këtë herë ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh nga udhëtimi i saj në Tokio me partnerin e saj dhe stilistin e bizhuterive, Buck Palmer. Madje, në disa foto, çifti pozon së bashku për aparatin fotografik, të përqafuar.

Mirëpo, fotoja që bëri përshtypje është ajo që tregon Alessandra Ambrosio duke pozuar e zhveshur në një xhakuzi, me pamje nga i gjithë qyteti. Në mbishkrimin me të cilin ka shoqëruar fotot e saj, Alessandra Ambrosio ka shkruar: “Mood for Tokio”.