Abdixhiku me bashkëpunëtorë në Koshare

Abdixhiku me bashkëpunëtorë në Koshare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, në 26-vjetorin e Betejës së Koshares.

“Sot shënojmë 9 prillin e vitit 1999, ku 26 vite më parë burrat dhe gratë më të mirë të vendit nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar dhe kështu lënies së një shenje historike, të rrallë, të papërsëritshme të Betejës së madhe të Koshares”.

“Kjo Betejë e lavdishme, e guximshme përveçse simbolikë e thyerjes së kufirit ishte dhe motiv i triumfit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kështu fundit të përpjekes sonë për liri”.

“Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahun dhe të gjithë heronjtë vendor dhe të huaj që po ashtu pushojnë në këtë vend, siç dhe falënderojmë të gjallët që bashkë me ta i kanë sjellë Kosovës lirinë”.

“Në këtë ditë s’kemi se si mos të jemi obligues e detyrues ndaj një sakrifice të madhe dhe të punojmë për një Kosovë më të mirë për të gjitha gjeneratat e ardhshme. Lavdi!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.