Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si një histori besimi, partneriteti dhe vizioni të përbashkët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se Forumi Ndërkombëtar i UBT-së, i organizuar në kuadër të 250-vjetorit të SHBA-së, ishte një kujtesë e rolit të pazëvendësueshëm që miqtë amerikanë kanë pasur në rrugëtimin e Kosovës.
Ai gjithashtu bëri të ditur se gjatë forumit pati kënaqësinë të takohej me profesorin Daniel Serwer, duke e cilësuar takimin si një moment të veçantë.
“Historia e marrëdhënieve Kosovë-SHBA është histori besimi, partneriteti dhe vizioni të përbashkët. Forumi Ndërkombëtar i UBT-së për 250-vjetorin e SHBA-së ishte një kujtesë e rolit të pazëvendësueshëm të miqve amerikanë në rrugëtimin e Kosovës. Kënaqësi të takoja profesorin Daniel Serwer” ka shkruar Hoxhaj.

