
Drita vazhdon me Zekirja Ramadanin edhe për dy vjet
Zekirja Ramadani, do të jetë në krye të shtabit teknik të Dritës edhe për dy vjet tjera.
Kjo për shkak të punës së suksesshme që ai ka bërë sivjet, kur skuadra nga Gjilani e ka të përfunduar çështjen e titullit të Superligës.
Njoftimi për vazhdimin e bashkëpunimit u bë nga vet skuadra në Facebook.
“Puna e mirë duhet të vazhdojë. Në ambientet e klubit në prani të Drejtorit Gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin, Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera. Besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë. Së bashku për misione të reja! Paç fat trajner”, thuhet në postimin e FC Dritës.