Kica-Xhelili: VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi

Kica-Xhelili: VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar në Facebook se katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.

“VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm”.

“Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka shtuar se pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh.

“Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë”, ka shkruar ajo.