Evropiani 2025 në Ligën B, Dardanet U19 realizuan fitoren e tretë

Evropiani 2025 në Ligën B, Dardanet U19 realizuan fitoren e tretë

Dardanet U19 realizuan fitoren e tretë në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin 2025 në Ligën B, duke mposhtur Letoninë 4-0.

Kësisoj, Kosova e mbylli këtë turne në pozitën e parë dhe siguroi kualifikimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.