
“Fitojmë titullin nëse bëjmë punën tonë”, Flick i prerë: S’më intereson Reali
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u ndal të fliste pas barazimit 1-1 ndaj Betis. Ai u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nëse ekipi bën punën e vet, do të fitojë titullin.
“Kur shoh ndeshjen që luajtëm, mund të them se jam i lumtur. Kemi një pikë më shumë, kaq. Nuk më intereson se çfarë ndodh në Madrid. Nëse e bëjmë mirë punën tonë, do të fitojmë titullin”- Tha Flick.