Në Vraniç të Suharekës sekuestrohen dy Pushkë dhe 209 fishekë
Disa muaj më herët, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit.
Pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari.
“Me datë 09.01.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: -Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike. – Një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe – Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari në deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat i kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.
Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.