FC Liria ka bërë të ditur se futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, pasi ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me klubin.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi prizrenas ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Susurin, i cili është produkt i Akademisë së Lirisë.
Sipas klubit, Susuri përfaqëson një shembull të përkushtimit dhe besnikërisë ndaj fanellës bardhezi, ndërsa me punën, karakterin dhe kontributin e tij mbetet një pjesë e rëndësishme e projektit të FC Lirisë për sezonet e ardhshme.

