Në 2023-n në Klinikën e Pediatrisë mbi 7 mijë fëmijë ishin të shtrirë për trajtim mjekësor
Klinika e Pediatrisë, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mbetet njëra nga klinikat me të ngarkuar me pacientë.
Sipas raportit vjetor të punës së Klinikës së Pediatrisë për vitin 2023, gjatë një viti, në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë 7 mijë e 141 fëmijë për trajtim mjekësor në reparte të ndryshme të kësaj klinike, me gjithsej 51 mijë e 470 ditë shërimi.
Po sipas të njëjtit raport, ka pasur gjithsej 21 mijë e 256 vizita ambulantore.