
Presidenti Ademi po ndjek nga afër derbin Drita-Gjilani
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se sot po qëndron në Gjilan për të ndjekur nga afër derbin Drita-Gjilani!
“Kënaqësi që Albi Mall Superliga ka një derbi të tillë të qytetit. Uroj që sa më shpejt ky derbi të zhvillohet në stadiumin e qytetit, nën brohorimat e Intelektualëve dhe Skifterave! Këtë e meritojnë të dyja ekipet dhe tifozeritë, por edhe qytetarët gjilanas”, ka shkruar Ademi në Facebook.