
Shqipëria e publikon formacionin kundër “Tre Luanëve”
Anglia do ta pres sonte në “Wembley” Shqipërinë me fillim nga ora 20:45.
Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë zyrtare 11-shet startuese për ballafaqimin e parë në grup në kuadër të Kampionatit Botëror.
Në portë për Shqipërinë do të jetë Strakosha, në mbrojtje do të jenë Ajeti dhe Gjimshiti, ndërsa në krah do të jenë Aliji dhe Balliu.
Ylber Ramadani dhe Kristijan Asllani do të jenë në qendër të fushës, të ndihmuar nga Qazim Laçi i cili është më i avancuar, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë treshja ofensive përbëhet nga Jasir Asani në njërin krah, Nedim Bajrami në tjetrin dhe Myrto Uzunin në qendër.