
Pasi vizitoi varrin e babai, Thaçi po qëndron në shtëpinë e tij në Burojë
Presidenti Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, në një takim vetëm me familjarët e ngushtë.
Ai paraprakisht vizitoi për 15 minuta varrin e babait, ku la edhe një kurorë me një mesazh: “Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë.. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.