Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet mbi 5 milionë euro

Një kafshë e rrallë, gjysmë ujk dhe gjysmë qen, është shitur për një shumë rekord prej 4.4 milionë paundësh, ose 5,3 milionë euro.

Ky qen unik, i quajtur Cadabomb Okami, është një kryqëzim midis një ujku të vërtetë dhe një Caucasian Shepherd, shkruan A2 CNN.

Blerësi është S. Sathish, një indian i pasoionuar pas qenve dhe pronar i mbi 150 racave të ndryshme në Bengaluru, Indi. Ai shpenzoi plot 500 milionë rupi për të marrë këtë qen të jashtëzakonshëm, të cilin e bleu përmes një ndërmjetësi nga SHBA.

Okami është vetëm tetë muajsh, por peshon 75 kg dhe ka një lartësi prej mbi 76 cm. Sipas Sathish, ky qen është unik dhe nuk është shitur më parë askund në botë. Ai shpjegoi se është i pasionuar pas qenve të veçantë dhe dëshiron t’i prezantojë në Indi.

Ky qen i jashtëzakonshëm tashmë ka bërë bujë në Karnataka, ku është shfaqur në disa evente madhështore, përfshirë premiera filmash. Një video e tij duke ecur në tapetin e kuq ka marrë gati 3 milionë shikime online.