Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit

Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit

Mijëra qytetarë morën pjesë të martën në ceremoninë e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, në Burojë të Skenderajt.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, politikanë e artistë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Por, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij nuk ishte Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgimi në Hagë që nga viti 2020.

Gjykata Speciale nuk e ka aprovuar kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Megjithatë, ai ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrimin: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.