
Real Madrid triumfon ndaj Villareal në transfertë, spektakël i Mbappe
Real Madrid merr fitoren e dytë radhazi. Los Blancos mundën 1-2 Villareal, në një transfertë të vështirë.
Foyth ndëshkoi madrilenët në minutën e shtatë, por një super Kylian Mbappe përmbysi sfidën brenda pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, ekipi i Ancelottit ruajti me fanatizëm rezultatin dhe mori 3 pikë të arta, duke kryesuar kështu klasifikimin me 60 pikë, raporton BallkanWeb.