A janë remitancat lëmoshë? (VIDEO)

A janë remitancat lëmoshë? (VIDEO)

1 miliard e 360 milionë euro janë paratë e dërguara për vitin 2024 nga kosovarët që jetojnë në mërgim.

Për këto të holla ka mëdyshje nëse mund të cilësohen si mjete të dhëna për mëshirë dhe këndvështrimet nga profesionistët dallojnë.

“Jo nuk janë lëmoshë”, përgjigjet për MAT, Lirim Krasniqi nga Germin.

“Këto mjete mund të shfrytëzohen në forma të ndryshme. Nuk referohen ose nuk trajtohen si investime, sepse nuk janë mjete të destinuara për qëllime biznesore”, vazhdon ai.

Ndërkaq Kushtrim Ahmeti, drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, përgjigjet: “Konsiderohet që janë lëmoshë”.

Ekonomistët theksojnë se mjetet e dërguara nga emigrantët kanë edhe efekte negative, sidomos të fuqia punëtore, raporton Klan Kosova.

“Krijojnë njëfarë dembelizmi te një pjesë e popullatës të cilët janë të aftë për punë, thekson Ahmeti.

“Anë tjetër negative e shoh që kjo shkakton një lloj varësie ekonomike. Njerëzit që janë në Kosovë mësohen të jetojnë nga paratë që dërgohen dhe kjo ndikon edhe në punësim dhe zhvillim”, thotë Fehmi Mehmeti, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.