
Protestat masive në Serbi, Shala thotë se ato po i udhëheqë Vuçiqi
Nesër, Serbia pritet të bllokohet nga protestat më masive të organizuara ndonjëherë. Protestat u organizuan nga studentët në kërkim të drejtësisë për viktimat e Novi Sadit.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se edhe pas këtij veprimi qëndron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
“Është një periudhë kohore ku ne duhet të kthehemi pas. Është muaji tetor i 2024-ës, takimi me Vulinin e Dodikun. Pas një jave kemi incidentin e krijuar nga strukturat inteligjente në Novi Sad, ku kompania ndërtuese ka qenë kineze, pas asaj patëm fillimin e protestave të studentëve, mësuesve dhe fermerëve. Dy javë para përfundimit të vitit 2024 u shuan, shkuan në pushim, dhe një javë pas fillimit të 2025-ës, nuk pati protesta. Kjo tregon se dikush mbrapa si me ‘fikaç’, i ngrit, i zbrit”, tha ai për emisionin “Ora Shtatë”.