HomeAktualeTemperaturat e larta, IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga vapa

Temperaturat e larta, IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga vapa

spot_img
Temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve të kontinentit evropian. Franca, Italia dhe Spanja po përballen me temperatura rekord duke detyruar shtetet të ngrisin alarmin e kuq.
Vala e të nxehtit e njohur si fenomeni “El Nino” ka shkaktuar viktimat e para në shtetet evropiane në të cilat temperaturat raportohen se kanë arritur deri 43 gradë Celcius, shkruan klankosova.tv.
Vera pritet të shënojë temperatura të larta edhe në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka prezantuar këshilla për qytetarët për valën e të nxehtit dhe temperaturat e larta të verës.
IKSHPK thotë se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.
“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia”, ka shkruar IKSHPK.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...