HomeSportFranca tregon fuqinë e saj para një Norvegjie ‘të dorëzuar’, shkëlqen Dembele...

Franca tregon fuqinë e saj para një Norvegjie ‘të dorëzuar’, shkëlqen Dembele me het-trik

spot_img

Franca ka regjistruar një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Norvegjisë në kuadër të raundit të tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror 2026, në një ndeshje ku “Gjelat” treguan forcë ofensive dhe efikasitet të lartë në momentet vendimtare.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe me një rast të artë për Francën që në minutën e parë, kur Kylian Mbappé depërtoi në zonë dhe goditi drejt portës, por Egil Selvik reagoi në mënyrë fantastike duke devijuar topin në traversë, raporton Telegrafi.

Franca kaloi në epërsi në minutën e shtatë. Mbappe asistoi për Ousmane Dembelen, i cili nga afërsia nuk gaboi për 1-0.

Dominimi francez vazhdoi dhe në minutën e 20-të, Mbappe sërish ishte protagonist me një asistim të saktë për Dembelen, i cili realizoi golin e dytë me një goditje precize në cepin e majtë të portës për 2-0.

Norvegjia reagoi shpejt. Në minutën e 21-të, Andreas Schjelderup asistoi për Thelo Aasgaard, i cili ngushtoi shifrat në 2-1 me qetësi para portës.

Megjithatë, Franca nuk humbi kontrollin. Në minutën e 32-të, Aurelien Tchouameni gjeti Dembelen në zonë dhe sulmuesi francez kompletoi dopietën e tij personale për të çuar rezultatin në 3-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Norvegjia pati mundësinë më të madhe për t’u rikthyer në lojë në minutën e 50-të, por Jorgen Larsen dështoi nga penalltia, pasi Mike Maignan priti goditjen e tij.

Deri në fund, Franca arriti ta realizojë edhe golin e katërt, me Desire Doue që u përkujdes për epilogun përfundimtar 4-1 pas një goli me kokë në minutën e 94-të. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...