Rooney i sugjeron Arsenalit: Afroni këtë sulmues, i duhuri për ju!

Rooney i sugjeron Arsenalit: Afroni këtë sulmues, i duhuri për ju!

Legjenda e njohur, Wayne Rooney i ka sugjeruar Arsenalit afrimin e një sulmuesi. Rooney, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se futbollisti i duhur për londinezët është Jean-Philippe Mateta, i cili aktivizohet te Crystal Palace.

“Jean-Philippe Mateta është një djalosh i madh dhe i fortë, i cili shënon shumë gola”.

“Pasi e kam ndjekur Arsenalin në ndeshjet e fundit në Ligën Premier, ata kanë dërguar shumë topa brenda zonës pa pasur dikë që t’i çojë në rrjetë. Jam i sigurt se ai do të ndihmonte në këtë drejtim”, ka thënë Rooney.