
Kvara optimist: Mund të përmbysim Liverpoolin, japim shpirtin në fushë
PSG pësoi disfatë 1-0 në ndeshjen e parë të Champions League.
Sulmuesi i parisienëve, Kvara u shpreh optimist, për një përmbysje të mundshme.
“Kur luani në Anfield kundër Liverpoolit, nuk keni nevojë të motivoni veten aq shumë. E keni tashmë brenda. Nuk ka rëndësi nëse luajmë në Anfield apo në Paris. Qëllimi ynë është të fitojmë nesër. Ne do të japim gjithçka për këtë”- tha ai.