“Blue Ghost” prek Hënën

“Blue Ghost” prek Hënën

Një robot hënor i ndërtuar nga kompania me bazë në Teksas Firefly ka zbritur para një jave me sukses në Hënë.

Roboti i quajtur Blue Ghost, u nis për të orbituar në një raketë SpaceX në janar dhe kaloi ca kohë në orbitën e Tokës, sipas CNN.

Firefly është bërë kompania e dytë e sektorit privat që ka arritur një ulje në Hënë. Disa kanë dështuar në të kaluarën.

Kompania po e kryen këtë mision si kontraktor në kuadër të programeve CLPS dhe Artemis të NASA-s, të cilat synojnë të përdorin tokëzues robotikë për të vëzhguar Hënën.

Aktualisht roboti ndodhet brenda një krateri të mbushur me material vullkanik.

Blue Ghost do të shpalosë antenën e saj me brez X, e cila mund të transmetojë të dhëna dhe video nga Hëna.