
Hykmete Bajrami kërkon rinumërimin e votave: Askush të mos frikësohet nga hetimi
Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka kërkuar që të rinumërohet secila votë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Bajrami bëri thirrje që të hetohet secili dyshim dhe të verifikohet çdo gjë.
Postimi i saj në Facebook:
Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi.
Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor. Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit.
Secili anëtar, secili përkrahës, secili votues duhet të angazhohet për të mbrojtë vlerat e LDK-së dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.
Demokraci✌️