Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar sot për deklarimet e bëra nga ministrja Artane Rizvanolli rreth temës së gazit.
Sipas Hotit, Rizvanolli ka mashtuar kur ka thënë se Kosova s’ka të bëjë me gazin rus.
“Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese: Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji. Por, Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.

