Tkurrja e LVV-së në diasporë dhe kontraditat me LDK-në

Tkurrja e LVV-së në diasporë dhe kontraditat me LDK-në

Shkruan në FB: Shenoll Muharremi

Kjo është performanca e LVV-së në vitin 2025 krahasuar me vitin 2021. E kemi rastin në Kosovë (rezultatet e përgjithshme) dhe pjesën në diasporë!

Këtë pjesën e diasporës LVV ka një tkurrje apo rënie më të theksuar sesa në nivel të përgjitshëm nga 50.2% në 42.3%.

Votat e partisë në diasporë kanë një rënie nga 78.73% në 57.31% (-21.43%). Këtë pjesë me gjasë LVV nuk po e pranon.

LVV ka fituar 80.71% në votimet në përfaqësitë diplomatike, dy fish më shumë sesa në Kosovë 40.9% (97.7% më shumë në ambasada). Për këtë nuk po ankohet. Dallimi me pikë përqindje 39.81.

Por për faktin që në votat me postë LDK ka fituar 47.2% më shumë krahasuar me zgjedhjet në Kosovë. LDK në Kosovë 17.64%, ndërsa në diasporë 25.29%. Dallimi me pikë përqindje 8.33.

Diskrepanca e LVV-së Kosovë – Ambasada/Konzulata është 97.7%

Diskrepanca e LDK-së Kosovë – Vota me Postë është 47.2%