Në QKUK është realizohet për herë të parë stentimi i arterieve karotide

Në QKUK është realizohet për herë të parë stentimi i arterieve karotide

Sot në QKUK është realizuar për herë të parë stentimi i arterieve karotide.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se këtë procedurë pacientët e kryenin jashtë institucioneve publike.

“Kjo arritje është rezultat i investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në bllokun operativ e pajisjet moderne, që po mundësojnë trajtime të avancuara në QKUK”.

“Falenderime Dr. Dimitrios Nikas nga Greqia për bashkëpunimin profesional dhe përkushtimin e veçantë ndaj pacientëve tanë. Mirënjohje e veçantë për stafin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare e të Anestezionit. Tani do të kemi më pak referime jashtë vendit e më shumë shërbime cilësore e të përballueshme për qytetarët. Punojmë çdo ditë për një sistem shëndetësor publik që fuqizohet pakthyeshëm”, ka shkruar Vitia në Facebook.