Osmani takon gratë që punojnë në AKI për 8 Mars: Heroinat tona të fshehta

Osmani takon gratë që punojnë në AKI për 8 Mars: Heroinat tona të fshehta

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë për vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nga aty ajo e ka shpërndarë një fotografi me gratë që punojnë aty për nder të 8 marsit.

Në postimin e saj në Facebook, ajo ka deklaruar se nga AKI-ja u uron të gjitha grave 8 Marsin.

“Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”.

“Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës”.

“Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës!”, ka thënë Osmani