HomeSportDortmundi paguan klauzolën e lirimit, Fisnik Asllani vishet me ngjyrë të verdhë

Dortmundi paguan klauzolën e lirimit, Fisnik Asllani vishet me ngjyrë të verdhë

spot_img

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te Borussia Dortmundi, ku pritet ta vazhdojë karrierën e tij.

Sipas raportimit të gazetarit Arlind Sadiku, Asllani tashmë ka nënshkruar kontratën me gjigantin gjerman, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej raportohet se Borussia Dortmundi ka pranuar ta paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, të vendosur nga Hoffenheimi për kartonin e sulmuesit kosovar.

 

Asllani vjen pas një sezoni shumë të suksesshëm, në të cilin realizoi 10 gola dhe regjistroi shtatë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës së tij.

Paraqitjet e tij të mira nuk kaluan pa u vënë re, pasi interesim për transferimin e 23-vjeçarit kishin shfaqur edhe gjigantët evropianë Bayern Munich dhe Barcelona. Megjithatë, sipas raportimeve, duket se destinacioni i tij i radhës do të jetë Borussia Dortmundi.

Lajmet e Fundit

ZKA prezantoi rezultatet e sezonit auditues 2025/2026

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mbajti sot konferencë për media, në të cilën prezantoi...

Avdullah Hoti e quan “mashtruese” deklaratën e Rizvanollit: Kosova importon rrymë nga vende që përdorin gazin rus

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar sot për deklarimet e bëra nga ministrja Artane Rizvanolli...

AUV me thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve shkaku i të nxehtit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve...

Fundjavë e nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...