Certifikohet gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten

Certifikohet gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten

Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka realizuar për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten.

Kursi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerë, duke i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.
Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci, Shefi i Stafit të SHPFSK, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, Komandanti i KDS, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, oficerë e nënoficerë të FSK-së.
Ministri Maqedonci uroi pjemarrësit dhe verësoi lartë realizimin e kursit që në FSK mbahet për herë të parë.
Ndërsa mesazhin e Komandantit të FSK-së, drejtuar të diplomuarve dhe stafit të Akademisë e lexoi Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj: “Ky kurs i dizajnuar nga personeli i FSK-së duke u bazuar në modelet e partnerëve dhe aleatëve tanë si dhe duke ju përshtatur nevojave të FSK-së. Nga sot ne si FSK jemi në gjendje që me kapacitetet tona të mbulojmë të gjitha kurset e karrierës duke filluar nga kursi bazik deri në kursin e kapitenëve. E kuptoj që keni pasur sfida të ndryshme gjatë realizimit të kursit, mirëpo të gjitha sfidat janë të tejkalueshme kur e kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të ecur përpara, dhe së fundmi ju siguroj të gjithëve, që ashtu siç e keni pasur deri tani edhe në të ardhmen do ta keni përkrahjen dhe mbështetjen time si KOMFSK për të zhvilluar, trajnuar dhe edukuar personelin e FSK-së”.