Ahmeti takon Ballën: Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë

Ahmeti takon Ballën: Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar në Tiranë ministrin e Brendshëm té Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të veriut dhe Kosovë.

“Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.