FFK-ja hap procesin e akreditimit për media për ndeshjet e marsit

FFK-ja hap procesin e akreditimit për media për ndeshjet e marsit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit mars:
Kosovë – Islandë (Play-Off) – 20 mars 2025, ora 20:45, stadiumi ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Islandë – Kosovë (Play-Off) – 23 mars 2025, ora 18:00, stadiumi “Enrique Roca de Murcia” në Murcia, Spanjë.

Afati i fundit për aplikim për ndeshjen Kosovë – Islandë është data 16 mars, ndërsa për ndeshjen në udhëtim, Islandë – Kosovë është data 11 mars.

Vëmendje: Ju lutemi që për ndeshjen si mysafir të aplikoni me pasaportë për shkak të të dhënave tuaja të cilat duhet t’i dërgohen federatës gjegjëse.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com

Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.