HomeAktualeU.d. presidentja Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës

U.d. presidentja Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës

spot_img

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në tryezën “Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm”.

Në fjalën e saj, u.d. presidentja Haxhiu tha se abuzimi me drogat dhe trafikimi i tyre janë ndër rreziqet më serioze që i kanosen rinisë dhe sigurisë shoqërore në vend. “Për drogat dhe pasojat e tyre duhet të flasim hapur, pa paragjykime dhe pa e fshehur rrezikun. Duhet të flasim në shkolla, me prindër, me mësimdhënës dhe me vetë të rinjtë, para se problemi të shfaqet në familje si krizë”, u shpreh Haxhiu.

Sipas saj, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet shkollave, sidomos pas raportimeve të vazhdueshme për praninë apo shitjen e substancave narkotike pranë tyre.

“Rreziku që afrohet te oborri i shkollës e bën parandalimin detyrë të menjëhershme të familjes, shkollës, institucioneve dhe gjithë komunitetit. Parandalimi fillon me informim të saktë, me psikologë e pedagogë, me mësimdhënës të trajnuar, me prindër të përfshirë dhe me gjuhë që të rinjtë e kuptojnë. Nëse të rinjtë dëgjojnë për drogat vetëm nga rruga, nga rrjetet sociale apo nga ata që përfitojnë prej tyre, institucionet nuk do të mund të ndikojnë mjaftueshëm”, shtoi u.d. presidentja Haxhiu.

Haxhiu tha se kjo çështje kërkon mobilizim të gjerë shoqëror dhe përgjegjësi të qartë nga secili institucion. “Prandaj është e rëndësishme që sot në këtë tryezë janë bashkë ata që e njohin problemin nga afër: institucionet publike, profesionistët e shëndetit, Policia e Kosovës dhe organizata si Labyrinth, e cila për vite me radhë ka punuar me persona që kanë krijuar varësi dhe me familjet e tyre, duke shërbyer shpeshherë si adresa e parë ku kërkohet ndihmë. Me këtë rast dua t’ju falënderoj për punën e madhe dhe të gjatë në këtë fushë”, theksoi Haxhiu.

Duke folur për varësinë, u.d. presidentja Haxhiu tha se personi i varur nga substancat narkotike nuk duhet të trajtohet si kriminel apo trafikant, por si njeri që ka nevojë për trajtim, mbështetje dhe rehabilitim në shoqëri. “Kriminel është ai që e shfrytëzon dobësinë e tij, që e furnizon, që e shtyn më thellë në varësi dhe që përfiton”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tha se shoqëria dhe institucionet duhet të jenë të pakompromis ndaj trafikantëve dhe me kujdesin më të madh ndaj personave që kanë nevojë për ndihmë.

“Forca e një shoqërie shihet te aftësia për të parandaluar përfshirjen e të rinjve në këtë vorbull, për t’i trajtuar ata që kanë nevojë për ndihmë dhe për t’i kthyer në jetë me dinjitet”, tha u.d. presidentja Haxhiu.

Në fund, Haxhiu rikujtoi se Kosova e ka tashmë Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave 2024 – 2028 dhe se janë ndërmarrë disa veprime e janë vendosur mekanizma të rëndësishëm. Megjithatë, sipas saj, kjo çështje nuk zgjidhet me një dokument të vetëm, por kërkon punë të vazhdueshme në parandalim, trajtim dhe zbatim të ligjit. “Kjo ditë është thirrje për më shumë përgjegjësi, më shumë koordinim dhe më shumë veprim. Të mos presim që varësia të trokasë në derën e familjeve tona për të reaguar. Ta mbrojmë secilin të ri nga kurthi i drogës, ta mbrojmë shoqërinë nga trafikimi dhe ta mbrojmë shtetin nga krimi i organizuar. Çdo jetë e shpëtuar nga varësia është fitore për familjen, shoqërinë dhe shtetin tonë”, ka theksuar Haxhiu.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...