
Abdixhiku falënderon mbi 171 mijë votuesit e LDK-së
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në tërësi ditën e djeshme, ndonëse Vushtrria ka shkuar në rinumërim.
Rinumërimi ka të bëjë vetëm me votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, nga të cilët pati ankesa për parregullsi mes sojit të vet.
Sipas rezultateve preliminare, LDK-ja ka dalë e treta nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me 171,249 vota në total.
Për këtë, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka falënderuar votuesit, teksa tha se rritja nga mbi 110 mijë vota më 2021 “flet shumë”.
Postimi i plotë i tij:
Plot 171,249 falenderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër vite më parë, dhe kjo rritje na flet shumë!
Më duhet, t’i falenderojë, në veçanti të 146,352 votuesit e LDK-së që më dhanë mbështetje si bartës i listës. Kjo mbështetje rekord, mbi 85%, është mbështetje për ndryshim të mëtutjeshëm në rrugëtimin tonë përpara brendapartiak!
E kam të qartë mesazhin tuaj për LDK-në!
Do ta kthejmë në veprim! ✌️