
Dogana e Kosovës merr pjesë në takim e nën komitetit te OBD-së për integritet
Këtë javë, në selinë e Organizatës Botërore të Doganave (OBD) në Bruksel, po mbahet takimi i 24-të i Nënkomitetit për Integritet.
Delegacioni i Doganës së Kosovës po merr pjesë aktivisht në këtë ngjarje të rëndësishme, duke dëshmuar angazhimin e saj të palëkundur për forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit në administratën doganore.
Dogana e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj OBD-së dhe të gjithë prezantuesve për diskutimet dhe kontributet e vlefshme. “Një falënderim i veçantë u shkon donatorëve, veçanërisht Norvegjisë dhe Kanadasë, për mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të Programit A-CIP”, theksohet në njoftimin për medie.
Hapat kryesorë të ndërmarrë në forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit: Plani i Integritetit 2024-2026 – miratuar në përputhje me udhëzimet e OBD-së dhe politikat qeveritare, duke përcaktuar qasjen strategjike për integritetin institucional; Deklarimi i detyrueshëm i pasurisë për të gjithë zyrtarët doganorë, si një masë thelbësore për rritjen e transparencës; Përditësimi i Kodit të Etikës, i harmonizuar me Deklaratën e Rishikuar të Arushës, për të forcuar standardet profesionale dhe etike; Platforma elektronike për raportimin anonim të korrupsionit, duke siguruar mekanizma efektivë për denoncime dhe rritjen e llogaridhënies; Rekrutimi i 115 zyrtarëve të rinj doganorë, procesi më i madh i punësimit që nga viti 2008, i vlerësuar për transparencë dhe barazi në përzgjedhje; Zgjerimi i bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit, për të forcuar përpjekjet ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit.
Përmes këtyre masave të rëndësishme, Dogana e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj integritetit, transparencës dhe qeverisjes së mirë, duke ndjekur standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.