
Sot pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar numërimin e votave me postë.
Sipas të dhënave nga KQZ-ja, janë procesuar 100 për qind e votave.
Bazuat në këto të dhëna, Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 mijë e 963 vota, apo 51.57 për qind;
E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, që i mori 18 mijë e 933 vota, apo 30.55 për qind;
Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 878 vota, apo 9.48 për qind;
Kurse, koalicioni AAK-Nisma, i ka tubuar 2 mijë vota apo 3.23 për qind e votave me postë.
Pas kësaj, KQZ-ja do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.
Përfundimi i procesit të numërimit pritet që të bëhet sot, më 5 mars, transmeton Klankosova.tv