200 tabela digjitale për 7 shkolla në kryeqytet!

200 tabela digjitale për 7 shkolla në kryeqytet!

“Gjysma e klasave tashmë është dixhitalizuar dhe procesi po vazhdon me ritme të shpejta falë bashkëfinancimit dhe përkrahjes teknike nga UNDP”, ka theksuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se ky projekt po transformon shkollat e Prishtinës me teknologji të reja për një mësim më interaktiv dhe efikas.

“Përveç tabelave digjitale, po integrojmë inteligjencën artificiale për të ndihmuar mësimdhënësit në përgatitjen mësimore dhe për të lehtësuar procesin e mësimnxënies për nxënësit”.

“Gjithashtu, po instalojmë sensorë për cilësinë e ajrit në klasa, duke siguruar një ambient më të shëndetshëm për të gjithë”, ka thënë Rama.