
Latifi nënshkruan marrëveshje për të rritur kapacitetet profesionale në administratën komunale dhe në arsim
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin KAF, për të rritur kapacitetet profesionale në administratën komunale dhe në arsim.
“Ky bashkëpunim sjell trajnime të specializuara për transparencën financiare dhe menaxhimin e riskut, si dhe programin “BEINT – Shkolla e Drejtorëve”, për përmirësimin e cilësisë në shkolla”.
“Me këtë hap, po investojmë në burimet njerëzore, si themel për një administratë më efikase dhe një sistem arsimor më të fortë në Rahovec”, ka njoftuar Latifi në Facebook.