Më 5 e 6 mars turneu “Adem Jashari” në futsall

Më 5 e 6 mars turneu “Adem Jashari” në futsall

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së,Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit për Futsall, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe FC Drenica do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari” në futsall.

Ky është edicioni i 16-të më rradhë i këtij turneu, që edhe këtë vit mbahet në Skenderaj.

Pjesë e këtij turneu janë katër ekipe të Superligës: FC Drenica, FC Liqeni, FC Vjosa dhe FC Mabetex Prishtina.

Turneu fillon më 5 mars, me ndeshjet gjysmëfinale, ku takohen FC Drenica vs FC Liqeni, në orën 19:30 dhe FC Vjosa vs FC Mabetex Prishtina, në orën 21:00.

Ndërkaq, ndeshja finale zhvillohet të mërkurën, më 6 mars, në orën 19:30.