Çeku pret në takim boksieren Donjeta Sadiku, e cila na solli medalje të artë nga Sofje

Çeku pret në takim boksieren Donjeta Sadiku, e cila na solli medalje të artë nga Sofje

Pas 48 vitesh, Kosova me medalje në turneun prestigjioz “Strandja” në Sofje.

“Boksierja jonë e jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku na solli medalje të artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku”.

“Sot i pritëm në kabinet dhe i uruam për punën dhe angazhimin për t’i sjell këto suksese vendit. Këta sportistë po tregojnë se Kosova ka talent, ka guxim dhe të ardhme në boksin botëror”, ka shkruar në Facebook ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.