Disa kategori në Rahovec lirohen përkohësisht nga pagesat në QKMF (VIDEO)

Disa kategori në Rahovec lirohen përkohësisht nga pagesat në QKMF (VIDEO)

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për të liruar nga pagesat në qendrat e mjekësisë familjare disa kategori të caktuara të punonjësve.

Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besë Bytyçi, ka sqaruar se ky vendim nuk ka kohëzgjatje të përcaktuar dhe përfshin zjarrfikësit, policinë, punëtorët e ekologjisë- pastrimit, si dhe pjesëtarët e FSK-së, njofton Klankosova.tv.

“Kjo ka ardhur si pasojë e përpjekjes sonë për të bërë çfarë mundemi për mirëqenien e tyre”,  tha Bytyçi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon e  mëposhtme: